Ndërlidhjet

Skandali i korrupcionit përfshin kryeministrin e Indisë



Kryeministri i Indisë, Manmohan Sing, u përfshi në një skandal korrupcioni të përmasave të mëdha, i cili tashmë dy javë i ka bllokuar punimet e parlamentit, sepse opozita kërkon hetime të plota.

Sot përfaqësuesi i tij sqaroi para gjykatës Supreme përse kryeministri për 16 muaj nuk i përfilli dyshimet për korrupcion të ministrit të tij të telekomunikimit.

Përfaqësuesi i kryeministrit u përgjigj rreth aferës së ministrit, e cila e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 40 miliardë dollarë.

Ministri i Telekomunikimeve Andimuhu Raxha dha dorëheqje në 14 nëntor pasi u akuzua se disa kompanive ua ka shitur me çmim të ulët liçencat për telefoninë mobile.
XS
SM
MD
LG