Ndërlidhjet

Suspendohet peshkopi që bëri komente për princin Uiliam



Kisha Anglikane e ka suspenduar peshkopin, i cili princin Uiliam dhe të fejuarën e tij i quajti "persona të njohur përciptazi", dhe sugjeroi se martesa e tyre do të zgjatë vetëm shtatë vjet.

Peshkopi i Londrës Riçard Çartres tha se ka kërkuar nga Piter Brodbent, peshkop i Vilesden-it në veri të Londrës, që për një kohë të pacaktuar të tërhiqet nga shërbimi publik.

Çarters tha se kishte biseduar me peshkopin e suspenduar, dhe në emër të Kishës Anglikane i kërkoi ndjesë familjes mbretërore.

Dje Brodbent kërkoi falje për komentet që i kishte publikuar në "Facebook".

XS
SM
MD
LG