Ndërlidhjet

Rexhepi: Kosova e gatshme për dialogun për liberalizim të vizave



Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar gatishmërinë Kosovës për nisje të dialogut për liberalizim të vizave, dhe ka nënvizuar se autoritete e Prishtinës kanë ndërmarrë disa masa në këtë drejtim.

“Nga dita e parë e prodhimit të pasaportave të Kosovës ende nuk kemi asnjë rast të falsifikimit të dokumentit”, tha Rexhepi para homologëve të tij evropianë dhe ballkanik.

Në forumin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rexhepi gjithashtu ka thënë se platforma e qeverisë së Kosovës për zero tolerancë ndaj korrupcionit do të vazhdojë deri në çrrënjosjen e plotë të kësaj dukurie.
XS
SM
MD
LG