Ndërlidhjet

De Marnak përfundon vizitën në Beograd



Shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnak e përfundoi vizitën dy ditore në Beograd, të parën prej se e ka marrë detyrën e shefit të EULEX-it.

Gjatë takimeve, shefi i misionit e theksoi rëndësine e përmirësimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, përfshirë veriun, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

De Marnak ka theksuar rëndësine e luftimit të krimit të organizuar, në veçanti trafikut të droges dhe të armëve.

Shefi i misionit tha se EULEX-it do ta shtojë praninë dhe aktivitetet në veri, si dhe e ka spikatur rendësinë e zgjidhjes se incidenteve të paradokohshme në atë pjesë të Kosovës, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG