Ndërlidhjet

Arrestime të reja në Belgjikë



Policia e Belgjikës ka arrestuar rreth 15 persona në Bruksel në kuadër të një hetimi rreth rekrutimit për luftën në Irak dhe Afganistan.

Zyra e prokurorisë njoftoi se mëngjesin e sotëm policia ka bastisur disa shtëpi në Bruksel në operacionin që synonte "zhbërjen e një grupi me karakteristika terroriste".

Arrestimet i pasuan hetimet tre vjeçare lidhur me njerëzit që dyshohen për lidhje me një qendër islamike belge.

Më herët, autoritetet thanë se 10 të dyshuar për terrorizëm u arrestuan në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani si pjesë e hetimeve rreth një rrjeti çeçen.
XS
SM
MD
LG