Ndërlidhjet

Irani përkohësisht ndali pasurimin e uraniumit



Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani përkohësisht e ka ndalur pasurimin e uraniumit.

Raporti nuk i jep arsyet, por vetëm thotë se ndërprerja e punimeve ka ndodhur kah mesi i nëntorit.

Përkundër ndërprerjes së përkohshme, raporti thotë se sasia e uraniumit të pasuruar në shkallë të ulët në Iran ka arritur në 3.18 tonë.

Ekspertët thonë se kjo sasi mund të jetë e mjaftueshme për të paktën dy bomba bërthamore nëqoftëse përpunohet më tej.
XS
SM
MD
LG