Ndërlidhjet

Obama: SHBA-të qëndrojnë “krah për krah” me K. Jugore


Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka thënë presidentit të Koresë Jugore, Lee Myungbak, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë “krah për krah” me këtë vend, pas asaj që Shtëpia e Bardhë e cilësoi si sulm të egër të Koresë Veriore kundër Koresë Jugore.

Gjatë një bisede telefonike, të dy presidentët, poashtu, u pajtuan që të mbajnë ushtrime të kombinuara ushtarake gjatë ditëve të ardhshme.

Komentet e presidentit Obama u bënë pasi dy ushtarë të Koresë Jugore u vranë nga raketet e hedhura të Koresë Veriore në një ishull jugkorean, në ujërat e kontestuara, duke nxitur shkëmbim të zjarrit artilerik.
XS
SM
MD
LG