Ndërlidhjet

Agjenti rus: Një organizatë humanitare e ndërlidhur me terrorizëm


Ish agjenti rus, Sergej Igatçenko, ka dëshmuar se një organizatë humanitare islamike, që njëherë e kishte selinë në Oregon të Shteteve të Bashkuara, i kishte financuar luftëtarët islamikë në Çeçeni.

Ai tha se kishte informacione se organizata Al-Haramain, e kishte financuar kampin terrorist në Çeçeni dhe se ishte në kontakt me liderët e luftëtarëve islamikë.

Zoti Igatçenko po dëshmonte me anë të një video lidhjeje, në rastin e bashkë themeluesit të fondacionit, Pete Seda, të cilin prokurorët amerikanë e akuzojnë për financim të militantëve në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG