Ndërlidhjet

Irlandë: Kryeministri i paraqet planet për kursime


Kryeministri i Irlandës, Brian Cowen, sot pritet t’i shpallë planet se si do të kursehen 15 miliardë euro, gjatë katër viteve të ardhshme.

Shkurtimet buxhetore dhe rritja e taksave janë të domosdoshme për ta marrë kredinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Me gjasë, do të zvogëlohet numri i vendeve të punës në sektorin publik dhe do të shkurtohen përfitimet sociale të mirëqenies.

Këto masa nuk janë të popullarizuara, prandaj partia e zotit Cowen, ka bërë presion që ai të shkarkohet nga posti i tij, ndërsa liderët opozitarë po kërkojnë zgjedhje para Kërshëndellave.
XS
SM
MD
LG