Ndërlidhjet

SHBA, K. Jugore: Mbahen ushtrime ushtarake


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore do t’i fillojnë ushtrimet e përbashkëta ushtarake gjatë fundjavës, në periudhën e ngritjes së tensioneve, pasi Koreja Veriore e goditi me raketa një ishull të Koresë Juroge.

Komanda e forcave amerikane në Korenë Jugore tha se ushtrimet ishin planifikuar para sulmit të djeshëm të Koresë Veriore, nga i cili u vranë dy ushtarë të Koresë Jugore.

Në njoftim, mëtutje, thuhet se ushtrimet do ta demonstrojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për aleatin Koreja Jugore.

Aeroplan bartësi atomik amerikan, USS Xhorxh Uashington, do t’i bashkohet këtij ushtrimi me Korenë Jugore, nga dita e diel e deri të mërkurën.

Gjatë një bisede telefonike mbrëmë vonë, presidenti amerikan, Barak Obama, i ka thënë presidentit të Koresë Jugore, Lee Myungbak, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë “krah për krah” me këtë vend, pas asaj që Shtëpia e Bardhë e cilësoi si sulm të egër të Koresë Veriore kundër Koresë Jugore.

Më herët zoti Obama tha se Koreja Veriore është një “kërcënim i vazhdueshëm, me të cilin duhet të merremi”.
XS
SM
MD
LG