Ndërlidhjet

Kosovë: Demokracia në Veprim i publikoi rezultatet e Rahovecit


Demokracia në Veprim i ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve preliminare për kryetar të komunës së Rahovecit.

Sipas këtyre rezultateve kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, prinë me 27.80 % të votave. Pas tij radhitet kandidati i AAK, Smajl Latifi, me 26.88 % të votave, ndërsa kandidati i PDK së, Xhelal Canziba, ka fituar 26.63 % të votave.

Numërimi i 405 votave me kusht, do të jetë përcaktues për balotazhin, i cili pritet të zhvillohet me 19 dhjetor.

Gjatë ditës do të numërohen këto vota dhe Komisioni Qendror Zgjedhor pritet t’i kumtojë rezultatet.

Zyrtarët e KQZ-së patën publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, sipas të cilave listës i printe kandidati i LDK-së dhe ai i PDK-së.

AAK kishte reaguar duke thënë se kanë gjetur parregullsi dhe se kandidati i tyre ka vota të mjaftueshme për të hyrë në balotazh.
XS
SM
MD
LG