Ndërlidhjet

Putin: Aktori DiCaprio është “njeri i vërtetë”


Aktori i Holivudit, DiCaprio, ka fituar komplimente nga kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin.

Zoti Putin, që e kultivon një pamje të njeriut “maço”, tha se DiCaprio është “njeri i vërtetë”, pasi kishte ardhur në Shën Petersburg, për të marrë pjesë në një samit për tigrat e rrezikuar, përkundër faktit se zjarri e kishte detyruar aeroplanin e parë me të cilin udhëtonte ai, që të ateroj me emergjencë në Nju Jork, ndërsa era e fortë e kishte detyruar aeroplanin e tij të dytë, që të ateroj në Helsinki, për të marrë karburant.

Putin tha se DiCaprio ishte “njeri i vërtetë” për vendosmërinë e tij dhe e falënderoi atë për premtimin për dhënien e një milion dollarëve për çështjen e tigrave.

Nga ana e tij, DiCaprio, e quajti vetveten gjysmë rus, duke theksuar se dy gjyshërit e tij të ndjerë ishin rusë.

Samiti për tigrat përfundon sot.
XS
SM
MD
LG