Ndërlidhjet

Merkel shqyrton ndihmën për Irlandën



Kancelarja Angel Merkel tha se Gjermania do ta shqyrtojë pozitivisht kërkesën e Irlandës për një pako shpëtimi nga ana e BE-së dhe FMN-së, që raportohet të jetë në vlerë prej 85 miliardë eurosh.

Por, në një fjalim të mbajtur në parlament ajo tha se ndihma është e kushtëzuar me “hapat e qartë që vendi duhet të marrë në rrugën kah stabilizimi”.

Kryeministri irlandez Brajan Kouen pritet të sqarojë sot se si do t’i kursejë Dablini 15 miliardë euro në 4 vjetët e ardhshme për të adresuar krizën ekonomike.

Pritet që të shkurtohen vendet e punës në sektorin publik sikurse edhe do ketë shkurtime në përfitimet sociale.
XS
SM
MD
LG