Ndërlidhjet

Tadiq në Kroaci për ripajtim



Presidenti serb Boris Tadiq ka arritur në Kroaci për një vizitë dy-ditëshe në një lëvizje tjetër drejt ripajtimit në mes të ish armikeve të kohës së luftës.

Shpallja e pavarësisë së Kroacisë nga ish Jugosllavia shkaktoi luftën katër-vjeçare me serbë që kundërshtonin këtë lëvizje.

Serbia i mbështeti serbët në konfliktin që thuhet se mori jetën e 20 mijë personave.

Tri javë më parë, Tadiqi kërkoi falje gjatë një vizite nw Vukovar, vendi ku ndodhën episode të përgjakshme.
Tadiqi dhe homologu kroat Ivo Josipoviq do të diskutojnë kthimin e refugjatëve, të zhdukurit, çështjet kufitare dhe bashkëpunbimin ekonomik.

Bashkimi Evropian, të cilit shpresojnë t’i bashkohen edhe Serbia edhe Kroacia, po bëjnë presion për ripajtim.
XS
SM
MD
LG