Ndërlidhjet

Medvedev kundër stagnimit politik


Presidenti Dimitrij Medvedev paralajmëroi se dominimi i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar dhe mungesa e konkurrencës politike po çon në “stagnim”.

Ai ka thënë se sistemi aktual është i rrezikshëm si për opozitën politike, ashtu edhe për partinë në pushtet.

“Nuk është sekret se që nga një kohë e caktuar jeta jonë politike po tregon shenja të stagnimit, dhe ekziston kërcënimi që stabiliteti të transformohet në faktor stagnimi. Ky lloj stagnimi po e dëmton edhe partinë në pushtet edhe forcat opozitare”, ka thënë Medvedev.

Rusia e Bashkuar, lider i së cilës është kryeministri Vladimir Putin- ka mbajtur shumicën në parlament që nga krijimi në vitin 2001.

Komentet e Medvedevit vijnë para një adresimi politik që do ta mbajë para dy dhomave të parlamentit- një fjalim nga i cili mund të nxjerren sinjale, nëse Medvedev do të rigarojë në zgjedhjet e 2012-ës.
XS
SM
MD
LG