Ndërlidhjet

Kina sugjeron bisedime të qeta mes Koreve



Kina kërkoi nga Korea Veriore dhe ajo Jugore që të tregojnë “qetësi dhe frenim” si dhe të angazhohen në bisedime sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të evitohet një eskalim i tensioneve, pas hedhjes vdekjeprurëse të raketave që vranë katër jug-koreanë.

Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze, Hoing Kei, është reagimi i parë zyrtar pas incidentit të së martës, kur Korea Veriore hodhi raketa mbi një ishull të Koresë Jugore.

Ndryshe nga qeveritë tjera, Kina nuk e dalloi Korenë Veriore për ta dënuar.

“Kina e sheh këtë incident shumë seriozisht dhe shpreh dhimbjen dhe keqardhjen për humbjen e jetërave si dhe ndihet e shqetësuar rreth zhvillimeve”, ka thënë Hong.

Sipas tij, Kina kundërshton çdo aksion që është i dëmshëm për paqen dhe stabilitetin e gadishullit korean
XS
SM
MD
LG