Ndërlidhjet

logo-print

Mesiq merr pension nga Serbia



Serbia çdo muaj i paguan pensionit Stjepan Mesiqit, për shkak se ish kryetari kroat njëherë ka qenë presidenti i fundit i Presidencës së ish- Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë.

“Që kur kam dalë në pension, në shkurt, kanë nisur të më paguajnë pensionin edhe në Serbi. Çdo muaj nga ta marr 39 euro”, ka thënë Mesiq për mediat kroate.

Mesiq ka vënë në pah se edhe ai ka disa obligime ndaj qeverisë në Serbi.

“Duhet t’iu dërgoj çdo gjashtë muaj ndonëj fakt që jam gjallë”, ka thënë Mesiq, të cilin pensioni i Serbisë, edhe pse i vogël, e bën të lumtur.

“Serbia po më paguan, pse e shkatërrova Jugosllavinë. Nuk janë shumë para, por për një vit mblidhen mjaftueshëm për t’i shpenzuar”, është mahitur Mesiq.
XS
SM
MD
LG