Ndërlidhjet

Kroacia, Serbia zotohen për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve


Presidenti serb Boris Tadiq dhe ai kroat Ivo Josipoviq janë zotuar se do të zgjidhin fatin e të zhdukurve në luftën katërvjecare.

Tadiq ka arritir në Kroaci për një vizitë dy-ditëshe në një lëvizje tjetër drejt ripajtimit në mes të ish armikeve të kohës së luftës.

Në filim të vizitës dy-ditëshe, presidenti serb Boris Tadiq tha se fat i rreth 2400 personave të zhdukur” ishte në thelb dhe cështja kryesore në takimin me homologun e tij Josipoviq.

Bashkimi Evropian, të cilit shpresojnë t’i bashkohen edhe Serbia edhe Kroacia, po bëjnë presion për ripajtim.
XS
SM
MD
LG