Ndërlidhjet

Arigona Zogaj kthehet në Austri



Familja kosovare e detyruar të lëshojë Austrinë në korrik, pasi që kërkesat e përsëritura për azil i qenë refuzuar, është kthyer të mërkurën me vizë legale.

18 vjeçarja Arigona Zogaj, e cila u gjet në titujt e gazetave, për shkak se iku dhe kërcënoi me vetëvrasje për të penguar deportimin e familjes së saj nga Austria, ka arritur në Aeroportin e Vjenës të mërkurën me nënën e saj, motrën dhe një vëlla më të vogël.

Të tre fëmijëve u janë dhënë viza shkollore ndërsa nënës së tyre, Nuries, i është dhënë lejeqendrim 6 mujor.

Rasti i familjes Zogaj ka shërbyer si shembull për të ilustruar raste tjera të familjeve, që jetojnë ilegalisht në Austri dhe përballen me deportim, edhe pse janë integruar mirë në shoqëri.
XS
SM
MD
LG