Ndërlidhjet

Minsk: Opozita kërkon dorëheqjen e Lukashenkos



Mijëra bellorusë raportohet se kanë protestuar sot në Minsk, me gjithë vendimin për ndalimin e protestës të lëshuar nga autoritetet.

Associated Press raportoi se rreth 3 mijë përkrahës të opozitës ishin mbledhur në kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandër Lukashenko.

Raportohet për dhjetëra policë të pranishëm, të cilët nuk kanë intervenuar.

Protesta të tilla, më parë kalonin në protesta të dhunshme.

Qeveritë perëndimore dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, kritikojnë Lukashenkon dhe përpjekjet e qeverisë së tij, për të ngulfatur grupet opozitare dhe mediat e pavarura.
XS
SM
MD
LG