Ndërlidhjet

Belgjikë: Nëntë të akuzuar për terrorizëm



Autoritetet belge kanë ngritur aktakuzat për terrorizëm ndaj nëntë personave. Ky hap vjen pas operacioneve policore të së martës në Belgjikë dhe në disa vende evropiane.

Prokuroria belge ka ngritur paditë ndaj shtatë personave pasi i takonin një rrjeti terrorist që planifikonte sulme në Belgjikë dhe rekrutonte militantë për organizatën çeçene Emirati i Kaukazit. Kjo organizatë synon krijimin e një shteti islamik në jug të Rusisë.

Dy të tjerë akuzohen se i përkasin një rrjeti që mbledh fonde dhe rekruton njerëz për grupet militante në Irak e Afganistan.

Tre persona u arrestuan të martën e kaluar në Gjermani e Holandë të dyshuar për të njëjtat vepra kriminale.
XS
SM
MD
LG