Ndërlidhjet

Obama nuk mendon për garë me Sarah Pelin



Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se nuk ka menduar rreth mundësisë se do të përballet me Sarah Pelin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Në një intervistë për televizionin ABC, Obama tha se i respekton aftësitë politike të Pelinit, por koha dhe preokupimi i tij janë si të kryejë sa më mirë që është e mundur detyrën e presidentit.

Pelin ishte kandidate e Partisë Republikane për zëvendëspresidente në vitin 2008. Së fundi ajo ka pohuar se po sheh mundësinë e kandidmit për presidente në vitin 2012 dhe është shprehur optimiste se e mund Obaman.
XS
SM
MD
LG