Ndërlidhjet

Shqetësime për planet e Wikileaks


Wikileaks

Wikileaks

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth planeve të WikiLeaks-it që të publikojnë në Internet dokumente të tjera sekrete të qeverisë amerikane.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kroullei, tha se Uashingtoni “po përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm”.

Të njëjtat burime pohuan se WikiLeaks mund të ketë qasje në rrjetin e Departamentit të Shtetit dhe mund të zotërojë shënime nga takimet e diplomatëve amerikanë me zyrtarët e huaj.

WikiLeaks nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së dokumenteve që do të publikojë së shpejti, por ka nënvizuar se do të jenë rreth shtatë herë më shumë se ato rreth luftës në Irak.

Këto të fundit përmbanin rreth 400 mijë dokumente sekrete.(i.b.)
XS
SM
MD
LG