Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi e Loklir diskutojnë për sigurinë



Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka biseduar me Admiralin Samuel Loklir, komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli për zvogëlimin e trupave të KFOR-it, gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe FSK-në.

"Zvogëlimi në gradualitet i trupave të KFOR-it është faktor që tregon se në Kosovë ka siguri dhe stabilitet. Qëllimi ynë politik dhe institucional është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi z.Krasniqi.

Komentet e u.d së presidentit u bënë gjatë një konference për media pas takimit me admiralin Loklir dhe komandantin e KFOR-it.

Admirali Loklir ka premtuar vazhdimin e angazhimit për një mjedis të qetë e të sigurtë në Kosovë.

“Vendimi i kohëve të fundit i Këshillit të Atlantikut Verior për zvogëlimin e prezencës së KFOR-it nga më pak se 10 mijë trupa sa janë, në 5500 gjatë muajve në vijim është rezultat i natyrshëm dhe shenjë e mirë e përparimit të dukshëm që është arritur në Kosovë”, tha Admirali Locklir.
XS
SM
MD
LG