Ndërlidhjet

Rusia lejon kalimin e autoblindave të NATO-s nëpër territorin e saj



Rusia do të lejojë automjetet e blinduara të NATO-s që të shkojnë në Afganistan, përmes territorit rus.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov njoftoi sot në një takim të përbashkët me ministrin e jashtëm afgan, Zalmai Rasul.

Lavrov tha se “tranziti vlen për automjetet e blinduara dhe atyre me mbrojtje kundër minave“.

Moska dhe NATO arritën një marrëveshje fundjavën e kaluar për të mundësuar kalimin e pajisjeve ushtarake perëndimore përmes Rusisë në Afganistan.

Por, zyrtarët e NATO-s nuk kanë bërë të njohura detajet e marëveshjes së re apo nëse ajo do të ndryshojë kufizimet e mëhershme të Rusisë për të transportuar vetëm pajisje joluftarake. ‘
XS
SM
MD
LG