Ndërlidhjet

Irak: Al-Maliki kërkon unitet kombëtar



Kryeministri i Irakut Nuri al Maliki kërkoi unitet kombëtar, ndërsa filloi procesin e formimit të qeverisë së ardhshme të vendit.

Duke folur pas përzgjedhjes nga presidenti irakian Xhelal Talabani, për të emëruar kabinetin, al Maliki tha se ka detyrë të vështirë përpara.

“Detyra për të cilën jam zgjedhur nuk është e lehtë, veçanërisht në situatën aktuale në shtetin tonë të dashur, Irakun. Aksush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë i vetëm. Duhet të punojmë së bashku dhe të mobilizojmë të gjithë potencialet tona, pa përjashtim, me qëllim që të kemi sukses dhe ta heqim vendin tonë nga kjo fazë kritike”, tha Maliki.

Malikit i janë dhënë 30 ditë për të formuar qeverinë.

Ftesa për të formuar kabinetin është pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund bllokimit se kush do ta udhëheqë vendin pas zgjedhjeve të 7 marsit.
XS
SM
MD
LG