Ndërlidhjet

Ivanoviq: EULEX s'ka pse përfshihet në dialog



Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq vlerësoi se për shumë arsye, EULEX-i nuk do të duhej të përfshihej direkt në bisedimet Beograd-Prishtinë.

"EULEX-i nuk duhet dhe nuk do të ishte mirë që të përfshihet në bisedimet Beograd-Prishtinë“, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Ai e ka arsyetuar këtë qëndrim me faktin se sipas tij, dialogu nënkupton pjesëmarrjen e BE-së dhe të SHBA-së, ndërsa edhe një përfaqësues tjetër i Brukselit, sipas tij nuk është i nevojshëm.

Ai ka thënë po ashtu se misioni është përgjegjës vetëm për tri segmente- drejtësinë, doganat dhe policinë, ndërsa bisedimet do të zhvillohen për më shumë tema.
XS
SM
MD
LG