Ndërlidhjet

Merkel e bindur në stabilitetin e eurozonës



Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se tani është më e bindur për stabilitetin e eurozonës sesa që ishte 6 muaj më parë, në kohën e krizës greke.

Ajo tha se aktualisht nuk sheh ndonjë rrezik në ndonjërin shtet të eurozonës që do ta detyronte atë shtet të ristrukturonte borxhin e vet.

Komentet e Merkelit vijnë një ditë pasi që Irlanda shpalli planet e kursimit, ndërkohë që do marrë kredi prej 85 miliardë eurosh nga BE dhe FMN-ja, me qëllim që të evitojë krizën ekonomike.
XS
SM
MD
LG