Ndërlidhjet

Putin për erë të re bashkëpunimi me BE-në



Kryeministri rus Vlladimir Putin ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë në mes të Rusisë dhe partnerit më të madh të saj- Bashkimit Evropian.

Në komentet e publikuara në gazetëm "Sueddeutsche Zeitung" një ditë para bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel, Putin shkruan:

“Në të ardhmen, është e mundur që të kemi zona të lira tregtare dhe madje një formë më të avancuar të integrimit ekonomik”.

Ai ka thënë se kushtet kryesore përfshijnë hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe anulimin e vizave nga të dy anët.

Putin po ashtu ka paralajmëruar se legjislacioni evropian që ka për qëllim liberalizimin e tregjeve të energjisë mund të minojë bashkëpunimin.

Legjislacioni përfshin një klauzolë, që pengon kompanitë jashtë bllokut të blejnë rrjetet shpërndarëse pa miratimin e qeverive.
XS
SM
MD
LG