Ndërlidhjet

UEFA akuzon Morinjon



UEFA ka akuzuar trajnerin e Real Madridit Jose Mourinho pas dyshimeve se i ka urdhëruar dy lojtarë që ta qesin vetveten jashtë loje në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

UEFA tha se komisioni i saj disiplinor do të hetojë Mourinho për “sjellje josportive”, sikurse edhe lojtarët Xabi Alonso, Sergio Ramos, Iker Casillas dhe Jerzy Dudek.

Rasti i tyre do të dëgjohet më 30 nëntor.

Duket që Mourinho iu ka dërguar instruksione nga banka rezervë para se Alonso dhe Ramos të merrnin kartonin e dytë të verdhë në lojën kudnër Ajaxit në Amsterdam të martën e kaluar.

Përjashtimi i tyre nënkupton se ata nuk do të luajnë muajin e ardhshëm kundër ekipit jo të rëndësishëm, Auxerre, për të filluar më pas në muajin shkurt, raundin pa dënime.
XS
SM
MD
LG