Ndërlidhjet

logo-print

DSS: Bogdanoviq po inkurajon serbët të dalin në zgjedhje



Dega për Kosovën e Partisë Demokratike të Serbisë(DSS) ka akuzuar sot ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq se ka marrë obligimet që në emër të Qeverisë serbe të inkurajojë daljen e serbëve në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina.

Në një njofitm të kësaj dege thuhet se Bogdanoviqi për këtë vendim e ka “pa dyshim bekimin” e kryetarit të Partisë Demokratike(DS), Boris Tadiqit.

Partia e Vojisllav Koshtunicës ka akuzuar Bogdanoviqin si dhe Partinë Demokratike se kanë rënë ndesh me slloganin e tyre jozyrtar se “tradhtia nuk ka alternativë”.

Kjo parti ka thënë se me deklarimin e fundit të Bogdanoviqit, se Qeveria serbe do të respektojë serbët që hyjnë në institucionet e Kosovës, po inkurajohet “amputimi i krahinës jugore të Serbisë dhe formimi i shtetit shqiptar në territorin serb”.
XS
SM
MD
LG