Ndërlidhjet

logo-print

PDK nominon Thaçin për kryeministër



Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi për kryeministër në qeverinë e ardhshme të vendit.

Në Konventën e mbajtur sonte në Prishtinë, drejtuesit e partisë u shprehën të bindur se PDK-ja do të fitojë zgjedhjet e dhjetorit dhe do të qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka premtuar se PDK-ja do t’i realizojë premtimet dhe “ëndrrat e qytetarëve do t’i bëjë realitet”.

Ai ka thënë se PDK-ja qëllim dhe strategji të vetme e ka Kosovën.

“ E kemi shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. E kemi bërë vendin me Kushtetutë dhe me ligje. E kemi krijuar FSK-në”.

“I kemi rritur pagat e profesorëve dhe të mësuesve. Do t’i rrisim për 30 % pagat e shërbyesve civilë, dhe benificionet për kategoritë e luftës deri në 50 %”, ka thënë Hashim Thaçi për të shtuar:

“Me PDK-në do ta kalojmë sfidën demokratike duke ia kthyer stabilitetin politik në vend. Ne nuk i braktisëm institucionet që me mund i ngritëm. Ne nuk kemi braktisur kurrë, dhe nuk i braktisëm institucionet që i ndërtuam me gjak”, tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG