Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusia nuk e meriton të organizojë Olimpiadën



Zëvendëskryeministri i Gjeorgjisë Gjorgji Baramize tha se Rusia “nuk e meriton” të organizojë Lojërat Olimpike 2014.

“Unë nuk mendoj se fryma olimpike është disi e afërt me idenë e mosrespektimit të ligjit ndërkombëtar, të mosrespektimit të të drejtave të njeriut”, ka thënë Baramize, që është edhe ministër për integrime evropiane dhe evro-atlantike.

Duke folur pas takimit me ministrin e jashtëm çek Karel Shvarzenberg në Pragë, ai i bëri thirrje Rusisë që të bëhet një “fqinj normal i civilizuar”.

Soçi, një vend turistik i Detit të Zi, në të cilin do të mbahet Olimpiada Dimërore 2014, gjendet rreth 25 kilometra larg kufirit rus me Abkhazinë.

Rusia e ka njohur Abkazinë si dhe provincën tjetër të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore, si shtete të pavarura, pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG