Ndërlidhjet

logo-print

Dy të vdekur, 20 kamionë digjen në kufirin irakiano-jordanez



Një kamionë-cisternë me naftë në kufirin irakiano-jordanez ka shpërthyer sot duke lënë të vdekur dy persona dhe të lënduar 12 të tjerë.

Një numër i njerëzve raportohen të zhdukur.

Një zyrtar jordanez tha se kamioni-cisternë, që po zbrazte naftën, mori flakë nga një shpërthim.

19 kamionë të tjerë u përfshinë nga zjarri po ashtu.

Një hetim paraprak tregoi se zjarri ishte aksidental.

Iraku e furnizon Jordaninë me rreth 10 mijë barrela të naftës bruto çdo ditë.
XS
SM
MD
LG