Ndërlidhjet

Obama: Ftesë për unitet në Ditën e Falënderimeve


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka bërë thirrje për unitet dhe ka pranuar se shumë amerikanë po “dëmtoheshin” derisa ai po ulej për darkën e Falënderimeve.

Mëtutje, në fjalimin e tij me rastin e kësaj dite, zoti Obama, theksoi se “për aq kohë sa shumë pjesëtarë të familjeve tona amerikane janë të dëmtuar, ne duhet të shikojmë për njëri tjetrin”.

Për këtë festë, miliona amerikanë tubohen pranë tryezës për ushqim tradicional me mish të gjelit të detit.

Kjo traditë e ka zanafillën në vitin 1621, kur pelegrinët e posardhur në Plejmuth të Masaçusetsit, e ndanë ushqimin me amerikanët vendës, të cilët i kishin ndihmuan pelegrinët, që ta kalojnë dimrin, megjithqë disa historianë këtë e kontestojnë.
XS
SM
MD
LG