Ndërlidhjet

K. Veriore i kritikon ushtrimet ushtarake SHBA-K. Jugore


Koreja Veriore sot vlerësoi se ushtrimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore, po e shtyjnë gadishullin “buzë luftës”.

Kina, poashtu, ka shprehur shqetësim lidhur me planet për ushtrime të përbashkëta SHBA-Koreja Jugore, gjatë ditëve të ardhshme.

Nga ana tjetër, raportohet se zyra e presidentit të Koresë Jugore, ka thënë se ende nuk e ka emëruar ministrin e ri të mbrojtjes, duke i hedhur poshtë raportet e agjencisë kombëtare të lajmeve.

Ish ministri i mbrojtjes, Kim Tae-Young, dje ka paraqitur dorëheqje, për shkak të kritikave të fuqishme se ushtria ka reaguar ngadalë ndaj sulmit të së martës.
XS
SM
MD
LG