Ndërlidhjet

Indi: Prersion ndaj Pakistanit në përvjetorin e Mumbait


India i ka bërë presion Pakistanit, që t’i sjellë para drejtësisë organizatorët e dyshuar të sulmeve në Mumbai në vitin 2008, derisa po shënohet dy vjetori i masakrës, nga e cila u vranë 166 vetë.

Në sulmin tri ditësh, morën pjesë 10 persona islamikë të armatosur, që i sulmuan mysafirët e hotelit në Mumbai, kryeqytet financiar i Indisë.

Ministri i jashtëm i Indisë, S. M. Krishna, është shprehur se Pakistani duhet të merret me grupet terroriste në territorin e tij dhe organizatorët e dyshuar nga rrjeti militant Lashkar-e-Taiba, të sillen para drejtësisë.

Nëntë persona të armatosur ishin vrarë, ndërsa i vetmi sulmues, që mbijetoi ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë në Mumbai në muajin maj.

I dënuari është ankuar kundër këtij vendimi.

Shtatë persona të dyshuar, që janë arrestuar në Pakistan, ishin gjykuar në këtë vend, por asnjëri nuk ishte dënuar.
XS
SM
MD
LG