Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Parlamenti thotë se Stalini e urdhëroi Masakrën në Katyn


Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e ka miratuar sot një deklaratë, në të cilën thuhet se masakrat e Luftës së Dytë Botërore në Katyn janë kryer nga ish diktatori sovjetik, Josef Stalin.

Masakra e vitit 1940, me ç’rast janë vrarë afro 20 mijë oficerë polakë dhe shtatas të tjerë të njohur në pjesën perëndimore të Rusisë, nga policia sekrete sovjetike, një kohë të gjatë i ka rënduar raportet ndërmjet Rusisë dhe Polonisë.

Ish Bashkimi Sovjetik fillimisht, për këtë masakër, i kishte fajësuar nazistët.

Deklarata e sotme, përkundër kundërshtimit të Partisë Komuniste të Rusisë, poashtu paraqet se edhe shtetasit sovjetikë ishin viktimizuar nga shtypjet e Stalinit.
XS
SM
MD
LG