Ndërlidhjet

BE mohon se po e shtyn Portugalinë të kërkojë ndihmë



Shtetet evropiane nuk po i bëjnë presion Portugalisë që të kërkojë ndihmë për të larë borxhet e saj, ka thënë kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, duke kritikuar disa liderë të caktuar evropianë për nxitje të panikës.

Barroso ka hedhur poshtë raportet e mediave se edhe Portugalia mund të ndjekë hapin e Irlandës në kërkimin e pakos së ndihmave nga BE-ja.

“Mendoj se një nga problemet që kishim së fundi, është se disa liderë politikë po bëjnë çdo ditë deklarata në vend se të marrin vendime”, ka thënë Barroso në Paris.
XS
SM
MD
LG