Ndërlidhjet

Jeremiq: Dialog në përputhje me politikën shtetërore



Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq deklaroi se Serbia do të bisedojë me Prishtinën në përputhje me politikën shtetërore të miratuar në Kuvend.

Ai vlerësoi se “kjo është një mënyrë e mundshme, nëse të dy palët angazhohen për qëndrim racional”, ndërsa Serbia sipas tij do të jetë “partner racional” në këtë dialog.

“Ne kemi vetëm një politikë dhe vetëm një kushtetutë, dhe në kuadër të kësaj politike dhe kësaj kushtetue do të flasim në mënyrë konstruktive dhe fleksibile, që nuk do të bllokojë procesin, nuk do krijojë probleme, por do të kërkojë zgjidhje”, ka thënë Jeremiq.

Ai ka thënë se “duhet të merremi vesh me Prishtinën dhe fuqitë e mëdha, rreth asaj se cila është zgjidhja afatgjate për Kosovën”, që sipas tij duhet të arrihet përmes dialogut, dhe të konfirmohet në OKB.

“Jemi të gatshëm të flasim për gjithçka, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë çfarëdo imponimi”, ka thënë Jeremiq.
XS
SM
MD
LG