Ndërlidhjet

logo-print

Lunacek kërkon zgjedhje fer dhe të lira


Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka theksuar rëndësinë për zhvillimin e një procesi demokratik zgjedhor, fer dhe të lirë, më 12 dhjetor të këtij viti.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa njoftoi se procesin do ta mbikëqyrin, ndër të tjerë, edhe shtatë anëtarë të Parlamentit Evropian.

Këto komente Lunacek i bëri pas takimit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Ajo gjatë ditës pritet të takojë edhe ministrin për integrime evropiane në dorëheqje, Besim Beqajn, me të cilin pritet të bisedojë për procesin e liberalizimit të vizave.

E pyetur nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit do të kenë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave, ajo tha se të dyja janë procese të ndara, por megjithatë theksoi se ecuria e zgjedhjeve të dhjetorit do të luajë rol në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës.
XS
SM
MD
LG