Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi dekoron dhjetëra personalitete kosovare



Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dekoruar me dekorata e medalje një varg personalitetesh të kombit shqiptar.

“Jemi në prag të Festës Kombëtare, Festës së Flamurit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Festës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar dhe konsiderojmë se është festë e lirisë, është festë e pavarësisë, është festë e dinjitetit të shqiptarëve, është festë e shumëfishtë, festë që popullit shqiptar gjithnjë i ka dhuruar liri, dinjitet, i ka dhuruar prosperitet”, ka theksuar Krasniqi, në ceremoninë e ndarjes së dekoratave.

Dekorata "Heroi i Kosovës" i është ndarë, Hamëz Jasharit, Adem Demaçit, Shaban Shalës, Fazli Grajçevcit, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Xhavit Hazirit.

Ndërsa, Medalja "Adem Jashari" i është ndarë Tahir Mehës, Nebih Mehës, Shkëlzen Haradinajt, Hafir Shalës, Gursel Sylejmanit, Bajram Sylejmanit, Remzi Ademit, Isë Kastratit, Agim Bajramit dhe Tahir Sinanit.

"Medalja e Lirisë" i është ndarë Rexhep Mejdanit, Ukshin Hotit, Naser Hajrizit, Asllan Pirevës dhe Murat Mehmetit.

Me Medaljen "Artist i Merituar" janë dekoruar Ahmer Brahimaj, Hadi Shehu dhe Engjëll Berisha.

Dhe me Medaljen "Mësues i Merituar" u dekoruan Skënder Riza, Nadire Dida dhe Gabi Luboteni.

Krasniqi ka bërë të ditur se vendimin për ndarjen e dekoratave e ka bërë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 90 dhe nenin 84, pika 28, si dhe në bazë të rregullores mbi dekoratat, urdhrat, titujt e nderit dhe procedurat e dhënies së tyre.
XS
SM
MD
LG