Ndërlidhjet

Bajrush Xhemajli dënohet me 2 vjet e gjysmë burg



Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli është shpallë fajtor dhe është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiq një i ri.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i Xhemajlit, Mexhid Syla, i cili tha se vendimi bëhet i plotëfuqishëm dhe klienti i tij shkon në burg, nëse konfirmohet nga shkalla e dytë.

Atij i është ndaluar ngasja e veturës për 3 vjet.

Xhemajli akuzohej se ka shkaktuar një aksident të rëndë komunikacioni mëngjesin e 21 majit të 2009-ës në hyrje të Prishtinës.

Në këtë aksident kishte humbur jetën 21 vjeçari Labinot Rrustemi nga fshati Banullë e Lypjanit.
XS
SM
MD
LG