Ndërlidhjet

Polonia mirërpret deklaratën e Dumës ruse


Polonia ka mirëpritur deklaratën e parlamentit rus, e cila fajëson Jozef Stalinin për masakrën e Katinit, ku u vranë afër 20 mijë polakë.

Kryetari i parlamentit polak, Grzegorz Schetyna, e quajti deklaratën “një hap të mirë dhe një shenjë të rëndësishme” për ndërtimin e besimit mes dy shteteve.

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, miratoi deklaratën në fjalë, duke thënë se krimet ishin kryer nën urdhrin direkt të diktatorit sovjetik Jozef Stalin.
XS
SM
MD
LG