Ndërlidhjet

logo-print

Suedi: Apeli rrit gjobën për pronarët e Pirate Bay


Një gjykatë e Apelit në Suedi mbajti vendimin kundër tre personave që qëndrojnë pas faqes së internetit Pirate Bay, njëra nga faqet më të mëdha botërore për shpërndarjen falas të filmave, muzikës dhe materialeve tjera.

Gjykata ka hequr dënimin me burg, por ka shtuar gjobën.

Një gjykatë e një shkalle më të ulët, kishte dënuar vitin e kaluar katër persona me nga një vit burg dhe 4.57 milionë dollarë gjobë.

Gjykata e Apelit tha në një deklaratë se e ka ulur dënimin me burg , por ka rritur gjobën në 6.57 milionë dollarë.

Gjykimi i ri ka të bëjë vetëm me tre persona, meqë i katëri ishte i sëmurë dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në procedurat gjyqësore.

Pavarësisht procesit gjyqësor, faqja e internetit deri më tash ka vazhduar të funksionojë.
XS
SM
MD
LG