Ndërlidhjet

Serbia zgjedh ekipin e bisedimeve, nuk e bën publike përbërjen


Serbia ka formuar ekipin negociator dhe platformën për dialogun e adhshëm Beograd-Prishtinë, shkruajnë mediat serbe.

Platforma thuhet se bazohet në Kushtetutën dhe rezolutat e miratuara në Kuvend mbi Kosovën e të cilat ruajnë integritetin territorial të Serbisë.

Por, zyrtarët nuk kanë zbuluar se kush është në ekipin negociator, dhe as nuk kanë dhënë detaje për platformën në fjalë.

“Platforma e Beogradit nuk do të bëhet publike, sepse kështu do të zbulohej karta paraprakisht”, ka thënë sekretari shtetëror në Ministrinë e Qeverisë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se është formuar “ekipi i ngushtë, ekipet ndihmëse si dhe është formuar platforma e cila në thelb nuk është ndryshe nga ajo që është miratuar në Kuvend si dhe disa rezoluta për Kosovën”.

Ivanoviq ka thënë se ekipi përbëhet nga politikanë të nivelit të ulët, që nënkupton se nuk do ketë politikanë të shquar, e as ministra.

Mediat serbe transmetojnë se qeveria serbe ka zgjedhur njeriun që do kryesojë ekipin, por nuk e bëjnë publik emirn e tij, ndërsa ekspertët në ekip do të jenë me rotacion, varësisht nga tema që do të diskutohet në bisedime.
XS
SM
MD
LG