Ndërlidhjet

EULEX shpall verdiktin kundër 4 zyrtarëve të Presidencës


Një panel prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjykatësi kosovar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shpallën fajtorë të pandehurit Mujë Ukaj dhe Nexhat Shatri për vepra kriminale të aktiviteteve të papërgjegjshme ekonomike, bën të ditur EULEX-i përmes një komunikate për media.

Sipas këtij misioni, Blerim Svirca është shpallë fajtor për veprën penale të abuzimit të detyrës zyrtare, ndërsa Qefser Baholli është liruar nga akuzat.

Që të katër këta persona kanë qenë zyrtarë të lartë në Presidencën e Kosovës.

„Blerim Svirca është dënuar me 3 vjet e katër muaj burg. Shuma prej 60 mijë eurosh është konfiskuar dhe do të derdhet në Thesarin e Kosovës".

"Mujë Ukaj dhe Nexhat Shatri janë dënuar me nga dy vjet e dy muaj burg. Dënimi ndaj këtyre dy të pandehurve është pezulluar dhe ai nuk do të ekzekutohet, nësë ata nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër kriminale në periudhën prej 4 vjetësh“, thuhet në njoftim.

Prokuroria është përfaqësuar nga një prokuror lokal i Zyrës Speciale të Prokurorisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG