Ndërlidhjet

SEEMO: Dënohet bllokada e Televizionit A1 në Shkup


Organizata e mediave të Evropës juglindore, SEEMO, me seli në Vjenë, ka shprehur shqetësim për shkak të bllokadës policore në selinë e Televizionit A1 në Shkup.

Sipas të dhënave të SEEMO-s, policia e kishte bllokuar hyrjen në ndërtesën e TV A1, duke penguar lëvizjen e lirë të gazetarëve dhe të punësuarve të tjerë, pa arsyetim se përse nuk lejohej hyrja dhe dalja nga ndërtesa, thuhet në deklaratën e organizatës SEEMO.

Policia, pas disa orësh, ka kumtuar se nuk e bllokuar televizionin, por policët janë dërguar për t’i dhënë mbështetje policisë financiare, në hetimet kundër disa ndërmarrjeve të regjistruara në të njejtën adresë.

“Hetimi financiar i ndërmarrjeve është në rregull, por kur gazetarët, xhiruesit dhe të punësuarit e tjerë në media, sikur që ndodhi në Shkup, pa arsyetim të qartë pengohen ta kryejnë rolin e vet, krijohet atmosferë jo e shëndoshë e presionit qeveritar, që ka mundur dhe është dashur të evitohet”, tha sekretari i përgjithshëm i organizatës SEEMO, Oliver Vujoviq.
XS
SM
MD
LG