Ndërlidhjet

Mesiq i kundërvihet Tadiqit


Pas deklaratës së Boris Tadiqit se me Ivo Josipoviqin është e mundur një politikë tjetër, Stjepan Mesiq ka deklaruar se ai e ka hapur rrugën për bashkëpunim me Serbinë.

„Vetë e kam hapur rrugën për në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë dhe i kam hapur rrugë Kroacisë kah rajoni dhe rajonit ka Kroacia“ ka thënë ish presidenti kroat.

Ai ka komentuar deklaratën e presidentit serb, i cili ka thënë se në Kroaci është zhvilluar një politikë tjetër derisa nuk ka ardhur në krye të shtetit Ivo Josipoviq.

Mesiq ka thënë për mediat kroate, se me siguri që Tadiqi nuk ka menduar ashtu dhe i ka kujtuar atij se gjatë dy mandateve si president ai ka hapur rrugën për bashkëpunim me Serbinë.

Mediat sllovene shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që Stjepan Mesiq t’i kthehet politikës, meqë ka paralajmëruar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet lokale të Kroacisë më 2013 për prefekt të Zagrebit.
XS
SM
MD
LG