Ndërlidhjet

Pakistan: Sunitët, marsh kundër terrorizmit


Qindra sunitë kanë filluar një udhëtim 320 kilometërsh rreth e qark Pakistanit për të protestuar kundër sulmeve të talibanëve në zonat religjioze të vendit.

Policia e ka përcjellë konvojin jashtë Islamabadit.

Pjesëmarrësit, që po udhëtojnë në këmbë dhe me makina, planifikojnë të tubohen në qytetin lindor, Lahore, ku 47 njerëz vdiqën nga një sulm vetëvrasës në një vend të shenjtë në muajin korrik.

Protesta është organizuar nga Këshilli Itehad Sunit, i cili dënon terrorizmin dhe kritikon qeverinë për dështim në ruajtjen e vendeve të shenjta.

Talibanët dhe ekstremistët tjerë sunitë i shohin vendet e shenjta dhe të shenjtit sufi si idhujtari.
XS
SM
MD
LG